Sa shpesh duhet të bëjmë një masazh?

Sa shpesh duhet të bëjmë një masazh?

Kjo është një pyetje që e bëjnë të gjithë dhe në fakt ka përgjigje të ndryshme.
Nëse jeni aktive dhe ushtroheni rregullisht e nuk keni ndonjë dhimbje kronike, ne do të sugjeronim masazh 2-3 herë në muaj thjesht për të menaxhuar stresin dhe ruajtur mirëqënien e përgjithshme të trupit.

Nëse, ju jeni duke përjetuar, për shembull, dhimbje qafe dhe shpatullash për shkak të punës tuaj 40 orë në javë, intensivitetit në tavolinës tuaj të punës etj, atëherë në këtë rast situata do të ishte ndryshe. Ajo që kemi rezultuar në shumicën e rasteve është se kur ne e shohim një klient 3 herë rradhazi, me një diferencë 3-4 ditë nga njëra – tjetra, shohim se ata ndjejnë një lehtësim më të qëndrueshëm të dhimbjes. Reagimet që marrim janë të tilla si, pas masazhit të parë: “dhimbja ishte zhdukur për një ditë apo më shumë” Pas masazhit të dytë: “qetësia zgjati disa ditë, por më pas u kthye dhimbja” Pas masazhit të tretë dëgjojmë: “Unë me të vërtetë nuk vura re aq shumë dhimbje këtë javë “. Është një proçes i ngadalshëm që do të bëjë dallimin vetëm nëse ju i vijoni masazhet në mënyrë të qëndrueshme.

Hapi tjetër është masazh një herë në javë për dy javë.

Disa nga njerëzit me të cilët kemi punuar kanë patur dhimbje të trupit të përsëritura nga vitet në punë, si puna në tavolinë, ngarje e makinës gjatë gjithë ditës, parukiere që rrinë në këmbë për orë të tëra etj. Mund ti kuptoni situate të tilla apo jo? Flasim këtu për çdo punë që ju mban në të njëjtin pozicion për 8 ose më shumë orë në ditë.

Ajo që mund të bëjmë është të punojmë me ju për të përcaktuar dhimbjen që ndjeni dhe të punojmë për disbalancën e krijuar të muskujve dhe së bashku do t’ju ndihmojnë të bëni ndryshime të qëndrueshme. Gjithësesi, masazhi nuk është një kurë që sjell mrekullinë. Ju thjesht duhet të jeni konsistent në takimet tuaja për masazh dhe kjo do t’ju sjellë ndryshimet e kërkuara me kalimin e kohës.

Masazhet gjithashtu ndihmojnë me reduktimin e stresit; mundësi më të shpejtë shërimi pas ndonjë kure, apo operacioni të ndërrmarrë, dhe lista me benefitet nga masazhi vazhdon e vazhdon.

Çdo sesion përshtatet për nevojat tuaja specifike. Nuk ka asnjë masazh që është uniform për të gjithë.
Ju sigurisht do të dëshironit të gjeni një terapiste që do të dëgjojë nevojat tuaja tek Golden Spa Relax.
Masazh është një terapi shumë intime. Kështu që gjeni personin që do të ndiheni rehat, që do t’ju dëgjojë dhe që ka pasion për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja shëndetësore.