Rreth Nesh

Home / Rreth Nesh

Mirësevini në Golden Spa

Golden Spa është krijuar në vitin 2010, me qëllimin për të sjellë një risi të Shërbimeve spa ku stili modern dhe oriental janë të ndërthurura me shumë harmoni!

Kënaqësia juaj është edhe e jona!

“Sikurse dhe orienti beson, relaksimi nis nga detoksifikimi i trupit nën një temperaturë 35 – 40 gradë celcius dhe vazhdon me masazhe relaksues. Produkte të një cilësie të lartë dhe stafi profesional ju garantojnë relaksim të paharueshëm dhe do t’ju rikthejë në Spa tonë.”

Stafi ynë

Stafi ynë është profesionist dhe me eksperiencë pune në vende të ndryshme të botës. Stafi ynë i komunikueshëm dhe i apasionuar pas punës së vet, ka vetëm një qëllim, klient të kënaqur: me trup të relaksuar dhe lëkurë të mëndafshtë.

Klientët Zgjedhin

0%
Masazh Relax 30′
0%
Depilim Total
0%
Banja Turke
0%
Masazh Ayurvediko

Ju keshillojmë të vini 15 min përpara orarit për të cilin keni rezervuar. Kjo ju jep mundësinë që të hyni, bëheni gati dhe të shijoni një çaj të ngrohtë. Trajtimi juaj përfshin edhe një konsultë me terapistin, rekomandimet për në shtëpi në menyrë që të vazhdoni të mbani rezultatet e trajtimit edhe në shtëpi.

  • Estetistja ose masazhatori do t’ju këshillojë për veshjen që ju duhet të mbani gjatë trajtimit me qëllim që ju të ruani privatësinë tuaj – në do t’ju ofrojmë një robdeshan, një palë mbathje dhe shapka njëpërdorimshe.
  • Ju lutemi t’i bëni me dije terapistit nëse nuk ndjeheni komod për ndonjë arsye.
  • Ju lutem të respektoni qetësinë dhe privatësinë e klientëve të tjerë duke fikur telefonat dhe duke folur me zë të ulët në të gjitha ambjentet e Spa-së tonë.

Për sigurinë dhe komfortin tuaj maksimal, ju lutemi na bëni me dije nëse jeni në menyrë të veçantë duke u ndjekur nga një mjek apo terapist. Në mënyrë të veçantë ju lutemi të na informoni nëse jeni shtatzënë ose alergjike në mënyre që ne të përshtatim trajtimin me nevojat tuaja. Të gjitha produktet Sothys që ne aplikojmë janë të përshtatshme për femra dhe meshkuj në mënyrë të personalizuar. Nuk janë alergjike dhe në varësi të nevojave tuaja, trajtimi mund të ndryshojë nga vizita ne vizitë.

Ju rekomandojmë të prenotoni 24h në avancë në menyrë që të siguroni datën, orën dhe terapistin e dëshiruar. Ne mund t’ju telefonojmë në avancë për të konfirmuar takimin tuaj. Do t’ju kërkojmë një numër telefoni në momentin e rezervimit. Nëse vonoheni disa minuta nga orari i takimit atëherë do të zhvilloni seancën për minutat e mbetura.

Ne e dimë që koha për klientët tanë është shumë e çmuar dhe të njëjtën gjë presim edhe nga ju. Ju duhet të bëni anullimin e takimeve 3 deri në 4 orë përpara.

Ju lutem na telefononi në numrin e telefonit 044519778 për të gjetur një orar që i përshtatet nevojave tuaja si dhe për t’ju informuar për vendodhjen tonë.

Ju mund të paguani cash ose me karta krediti, debiti nëpërmjet POS. Suportojmë të gjitha llojet e kartave.

Çertifikata Dhuratë

Ju mund të blini një Çertifikatë Dhuratë për një trajtim të vetëm ose një paketë shërbimesh  për një vlerë të caktuar parash. Çertifikatat Dhuratë ju mund ti blini vetëm duke ardhur në Golden Spa për të tërhequr kuponin. Çertifikata ka 3 muaj afat nga data e blerjes. Humbja e Çertifikatës Dhuratë nuk mund të zëvendësohet.