Rëndësia e masazheve për lëkurën

Rëndësia e masazheve për lëkurën

Lëkura e fytyrës është më e ndjeshmja, ajo kërkon një dorë eksperti për t’a masazhuar, për t’a mbajtur atë me shkëlqim, të freskët dhe të qetë.

Vetëm 5 minuta po të aplikohet, masazhi në fytyrë përmirëson, qarkullimin e gjakut në lëkurë e cila shkëlqen dhe shton freskinë e saj.

Pas masazhit fytyra oksigjenohet, ruhet elasticiteti dhe ka një shkëlqim të shëndetshëm.

Papastërtia dhe grimcat e ngulitura në lëkurë janë përgjegjëse për skuqjen e lëkurës, ato nuk mund të largohen krejtësisht duke e larë fytyrën, por duke bërë masazhe.

Përfitimet nga masazhi i fytyrës janë:

-Reduktimi në shfaqjen e rrudhave horizontale në linjat e ballit dhe hundës,
-Largimin e poreve dhe reduktimin e njollave,
-Parandalimi i rrudhave,
-Rregullon zonën rreth syve,
-Parandalon lëshimin e lëkurës.

Pra mos harroni, sa herë që jeni të stresuar nga jeta e përditshme ose trupi juaj fillon të dhemb, bëni masazhë.