A i dini këto lloje masazhi dhe dobitë e tyre?

A i dini këto lloje masazhi dhe dobitë e tyre?

Masazhi aromatik është një masazh i trupit duke përdorur vajra esenciale në një atmosferë të këndshme me muzikë relaksuese dhe në një ambient të qetë, ku mund të relaksoheni dhe në të njëjtën kohë me anë të vajrave aromatike. Aromat e vajrave thelbësore kanë ndikim të fuqishëm në emocionet e trupit dhe nga efektet dhe përbërja e tyre kimike, kanë ndikim në organet e caktuara, indet, sistemin hormonal dhe sistemin nervor.
Masazhi aromatik është një mënyrë e veçantë për të trajtuar probleme të ndryshme, si: lodhjen, stresin, ngarkesën psikike, dhimbjet në muskuj, ftohjet e muskujve, etj.

Masazhi i pjesshëm është një masazh i pjesëve të caktuara të trupit, për shembull: masazhi e shpinës, duarve, këmbëve, pjesëve të barkut, kokës, etj.

Masazhi special është kombinim i masazhit aromatik dhe masazhit të pjesshëm, ku përdoren aroma të ndryshme në pjesë të caktuara të trupit, shkaktohet rritje e presion në qarkullimin e lëngjeve trupore, me qëllim për të përmirësuar qarkullimin e tyre; gjithashtu aplikohet te dhimbjet në qafë, te dhimbjet dhe ftohjet e muskujve.

Masazhi anticelulit është një kompleks i çdo personi, celuliti grumbullohet si rezultat i dietave të çrregullta dhe të dëmshme për organizimin. Gjithashtu celuliti mund të formohet si pasojë e çrregullimeve hormonale.
Largimi ose eliminimi i celulitit behet me anë të masazhit duke stimuluar punën e gjëndrave limfatike, rregullimin e qarkullimit të gjakut duke larguar sasinë e lëngjeve të tepërta, duke shkatërruar depozitat yndyrore që grumbullohen në mënyrë jo të barabartë në lëkurë (lëkura merr pamjen e lëvozhgës së portokallit). Në këtë rast, efekti kryesor i masazhit është “thyerja” ose shpërndarja e qelizave të celulitit.
Gjatë trajtimit të trupit me anë të masazhit anticelulit, duhet pasur kujdes në konsumimin e sasive sa më të madhe të lëngjeve.
Trajtimi me masazh anticelulit mund të zgjasë nga disa javë, për disa muaj, varësisht prej madhësisë së qelizave të celulitit si dhe dietës me lëngje.