Trajtime për fytyrën

Trajtimet faciale (të fytyrës) janë hapi i parë për të pasur një lëkurë të pastër. Trajtimet i përshtaten tipit të lëkurës të klientin ose pjesëve problematike të tij. Secila lëkurë është e ndryshme, e thatë ose e yndyrshme, e ndjeshme ose normale, ose edhe kombinim i tyre, por tek ne çdo herë do të gjeni zgjidhjen.
Pastrimi i rregullt i fytyrës nga pikat e bardhe ose të zeza, është një proces i domosdoshëm që u mundëson poreve të lëkurës të funksionojnë siç duhet. Aplikimi i maskave faciale më vonë, jo vetëm që do të rigjeneroj lëkurën, por është edhe një relaksim për ju.

 

Trajtim i thonjve dhe depilim

Trajtim i thonjve duke përfshirë: mbrojtjen, mbjelljen dhe dekorimin e thonjve me dizajne interesante. Gjithashtu ne qendrën tonë do të gjeni edhe trajtime speciale për zbutjen e lëkurës të këmbëve dhe duarve, ndërsa depilimi do t’ju ndihmoj qe të zgjidhni problemin me qimet në trupin tuaj. Lëkura e juaj do të jetë e butë dhe shëndritshme, është diçka që po e provuat një herë, do ta adhuroni për jetë.

 

Dhomë Relaksi

Qëndrimi në këtë dhomë në ulëset komforte, nën melodinë e valëve të detit, pikave të shiut ose tingujve tjerë të natyrës, do të jet diçka e re për ju dhe mjaft relaksuese.

 

Masazhe

Masazhe nga terapist të specializuar dhe me përvojë, ambient intim i pështatshëm si për masazhe individuale ashtu edhe për masazhe në çift. Rekomandohet për të gjithë moshat, si për persona të cilët vuajnë nga dhimbje në pjesë të caktuar ashtu edhe për persona të shëndoshë që duan të largojnë stresin dhe rifreskojnë trupin.

 

Sauna

Djersitja e trupit nxjerr papastërtitë dhe kjo është mënyra më e mirë për detoxim. Djersitja gjithashtu rit qarkullimin e gjakut duke zgjeruar enët dhe ndikon ndjeshëm në uljen e shtypjes të gjakut.